LAJMI I FUNDIT:

KON-i paralajmërojnë dënime të ashpra për shtetet që diskriminojnë sportistët e Kosovës

KON-i paralajmërojnë dënime të ashpra për shtetet që diskriminojnë sportistët e Kosovës

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Olimpike Verore (ASOIF) tani e tutje, mund të dënojnë vendet që diskriminojnë vendet tjera dhe sportistët me pjesëmarrjen e tyre.

Sipas ueb-faqes “AroundTheRings.com”, KON dhe ASOIF kanë formuar një grup punues për të luftuar valën në rritje të nacionalizmit që prishin ngjarjet ndërkombëtare.


Ndëshkimi për këto vende do të jetë për federatën përkatëse, nëse një vend që organizon ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, nuk lejon të gjithë sportistët e vendeve tjera të marrin pjesë.

Probleme të tilla kanë sportistët e Kosovës, të cilët shpesh herë nuk po lejohen të marrin pjesë në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, siç ishte rasti me boksieren Donjeta Sadiku, e cila në mungesë të mosnjohjes së pasaportave të Kosovës nga India, mbeti jashtë Kampionatit Botëror.

Probleme të tilla sportistët kosovarë vazhdojnë të kenë edhe me shtete si Ukraina, e cila po ashtu nuk njeh pasaportat e vendit tonë.

Pas presioneve të shumta, të mërkurën, në Konventën e SportAccordit, u vendos që Ukraina të heq bojkotin e saj për të lejuar ekipin kombëtar të mundjes të marrë pjesë në Kampionatin Evropian që organizohet në Rusi.

Muajin e kaluar Republika Çeke, SHBA, Kanada dhe Ukraina, bënë të ditur se do ta bojkotojnë Kampionatin Botëror të Biatlonit, që mbahet këtë vit po ashtu në Rusi.

Presidenti i ASOIF, Francesco Ricci Biti, theksoi se ka ardhur koha të ndërmerren veprimet e duhura për të goditur “rritjen e përdorimit të politikës në sport”, duke përfshirë këtu edhe bojkotet.

“Katari nuk është në gjendje të shkojë në Dubai dhe Arabinë Saudite. Ukraina po përjashton atletët e Rusisë, Kosovës dhe kështu me radhë. Kjo po bëhet gjithnjë e më e madhe”, tha Ricci Bitti.

I pyetur se si KON dhe federatat mund ta zgjidhin këtë problem ai tha se nëse dënohen federatat, të tjerët do të frikësohen dhe nuk do të organizojnë gara pa i pranuar të gjithë.

Sipas Ricci Bittii, Federatat e Sporteve Verore Olimpike duhet të kenë më shumë fuqi për t’ua marrë organizimin e ngjarjeve të ndryshme, vendeve të cilat diskriminojnë vendet tjera ose sportistët. Mospjesëmarrja në gara shkaku i problemeve të tilla mund të shkaktojë edhe me humbjen e normave olimpike të sportistëve.

Në Konventën e SportAccordit, të mbajtur për disa ditë në Bangkok të Tajlandës, morën pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Presidenti Hasani disa herë vitin e kaluar kishte shprehur shqetësimin e tillë për sportistët e Kosovës, gjatë takimeve që kishte me figura të larta të sportit botëror, përfshirë këtu presidentin e KON-it, Thomas Bach. /KOK/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori