LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Vitisë përsëri ndërprenë ndërtimet pa leje në këtë qytet

Komuna e Vitisë përsëri ndërprenë ndërtimet pa leje në këtë qytet

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Vitisë, sot ka ndërprerë punimet pa leje në dy objekte në këtë qytet.

Sipas drejtorit të Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti, kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin e shtëpisë së mallrave dhe ish restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë, thuhet në njoftimin për media.


Ai bëri me dije se punimet në mbindërtim e objektit në ish restorant “Blue Sky” dhe në ish shtëpinë e mallrave në Viti, po zhvilloheshin pa marrë leje paraprake nga organet kompetente.

Mandej ai potencoi se për këto dy rast vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët per kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori .

“Për kundër të intervenimeve të vazhdueshme të inspektoratit të ndërtimet që të ndërprehen punimet në objektet në qytetin e Vitisë, njëra mbi ndërtime dhe tjetra aneks të objektit investitorët përsëri nuk po e respektojnë vendimet për ndërprerjen e punimeve dhe vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve. Këta investitor përsëri po e shkelin ligjin e ndërtimit. Për këto shkelje inspektorati ka ngritur procedurë kundërvajtës në gjykatë dhe kallëzime penale në prokurori” u shpreh Ahmeti.

Ai potencoi se sot është intervenuar përsëri dhe atë me asistencë zyrtarëve policor në Viti duke ndërprerë punimet duke larguar edhe punëtorët nga objektet përkatëse. Ai bëri me dije se për çdo mos respektim të vendimeve të ndalimit të punimeve përsëri do të marrim masave konfrom ligjit ndaj atyre që nuk respektojnë atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori