LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës informon qytetarët për projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë

Komuna e Podujevës informon qytetarët për projektet e realizuara në gjashtëmujorin e parë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i ka informuar për realizimin e projekteve dhe aktivitetet e tjera të parapara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 si dhe projektet dhe aktivitetet që janë në proces dhe ato të planifikuara për realizim.

Në një komunikatë për media thuhet se në takimin e sotëm Rudari, tha se pavarësisht buxhetit të miratuar me projekte konkrete, ky vit buxhetor, sikur dhe në gjithë Kosovën, edhe në Komunën e Podujevës, nisi ashtu siç nuk e kishte menduar askush.


“Tash kur jemi në përfundim të gjashtë mujorit të parë dhe kur shumica e projekteve do të duhej të ishin në fazën e realizimit, ne po vazhdojmë të përballemi me probleme në menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19”, tha nënkryetari Rudari.

Me qëllim të daljes në ndihmë të qytetarëve tanë gjatë periudhës së karantinimit, kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes së bizneseve private, nënkryetari Rudari tha se Komuna ka ndarë 135, 000 euro, me të cilat janë ndihmuar 2,280 familje me pako ushqimore, kurse nga donatorë të ndryshëm janë ndihmuar edhe mbi 2,000 familje me pako ushqimore dhe miell.

“Shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara deri tash nga Komuna për menaxhimin e kësaj situate do ta arrijë shifrën prej 362,000 euro”, tha nënkryetari Rudari.

Nënkryetari Rudari, më tej tha se buxheti i Komunës së Podujevës për këtë vit është 24,086,269 euro, prej tyre 22,669,708 euro janë nga granti qeveritar, kurse 1,416,561 euro nga të hyrat vetanake.

“Për investime kapitale sivjet kemi një buxhet prej 6,762,455 euro, mjete këto që shpenzohen në projekte që kanë të bëjnë me investime në ndërtimin e infrastrukturës. Ndërsa për subvencione të ndryshme, e që shumica kanë të bëjnë me bujqësi, kemi një buxhet prej 660,050 euro”, tha Rudari.

Duke folur për projektet që janë realizuar dhe ato që janë në fazën e realizimit, Rudari, përmendi projektin më madhor infrastrukturor që është duke u realizuar, ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit, në të cilin tashmë janë kryer disa pozicione, por që si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19 ka ngecje ne dinamikën e kryerjes së punimeve.

Nënkryetari tha se edhe punimet në Rrugën ‘Zahir Pajaziti’ janë në fazën përfundimtare. Gjithashtu përmendi edhe punët që janë dukë u kryer në asfaltimin e disa rrugëve në fshatra.

Ndërsa te shërbimet publike Nënkryetari Rudari përmendi përfundimin e ndërtimit të urës në Popovë. “Është kryer ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në disa lokalitete. Është bërë trajtimi i rrugëve me zhavor në mbi 30 lokacione, po vazhdohet të punohet edhe në 12 rrugë. Gjithashtu është duke u punuar në ndërtimin e trotuareve punohet në segmentet Llugë-Kaqybeg Gërdoc dhe

Bajçinë –Letanc. Ndërsa janë të kontraktuara edhe ndërtimi i trotuareve në disa fshatra tjera, tha nënkryetari Rudari, duke përmendur edhe projekte të tjera nga kjo drejtori që janë në procedurë.

Në infrastrukturën arsimore, nënkryetari Rudari përmendi, ndërtimin e shkollës “Elfir Behrami” në Metehi, si dhe shkollës “Emin Duraku” Bajçinë, kurse në fazën përfundimtare është ndërtimi i shkollës “Kadri Kadriu” Llaushë.

Më tej Nënkryetari përmendi edhe investimet që do të bëhen përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme të disa shkollave.

Në kuadër të këtyre investimeve do të vendoset rrethoja e oborrit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, rrethoja e oborrit të shkollës “Shaban Shala” Podujevë, rrethoja e oborrit të gjimnazit

“Aleksandër Xhuvani” Podujevë, rrethoja e oborrit të shkollës “Zahir Pajaziti” Orllan.

Në sektorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nënkryetari Rudari tha se është bërë një automjet kombi për QKMF, kurse është duke vazhduar projekti i ndërtimit të objektit të emergjencës. Ndërsa, në procedurë janë edhe ndërtimi i ambulancës në Dumnicë, ndërtimi i ambulancës në Dobratin dhe ndërtimi i 22 shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve, që pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme.

“Me subvencionet e ndara nga Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në gjashtëmujorin e parë 115 fermerë kanë përfituar sera në sipërfaqe prej 100m2. 65 fermerë kanë përfituar sistem të ujitjes pikë-pikë dhe pajisje përcjellëse për kulturën e specit dhe të mjedrës”, tha ai.

Deri në fund të këtij muaji 150 bletarë do të përfitojnë mjete pune, kurse do të bëhet edhe subvencionimi i fermerëve me plehra në formë të lëngët dhe të pluhurit për pemët frutore (projekti është në proces).

Nënkryetari Rudari foli edhe për projektet e realizuara dhe që janë në fazën e realizimit në kulturë, rini dhe sport, zhvillim ekonomik dhe administratë.

Qytetarët e pranishëm në takim publik janë interesuar të dinë më shumë lidhur me projektet që pritet të realizohen gjatë vitit 2020, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me investime kapitale në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori