Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në Muzeun e Qytetit është shënuar Dita Ndërkombëtare e Muzeve, në një aktivitet ku morën pjesë kryetari i Komunës, Faton Peci, dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Asllani.

Sipas postimit të komunës në Facebook, aktiviteti u organizua me rastin e kësaj dite, ndërsa muzeu – i cili së fundmi, sipas komunës, është bërë pjesë e rrjetit të muzeve evropiane – mirëpriti edhe ekspozimin e punimeve të grave të grupit të thurjes “Vegza”.


“Ky muze, i cili së fundmi është bërë pjesë e rrjetit të muzeve evropiane, mirëpriti edhe ekspozimin e punimeve të grave të grupit të thurjes ‘Vegza’”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij, kryetari Faton Peci ka vlerësuar punën e grave të këtij grupi, duke theksuar se në çdo punim ka “dashni, përkushtim e shumë mund”.

“Në çdo punim të grave të grupit të thurjes ‘Vegza’ ka dashni, përkushtim e shumë mund”, ka thënë Peci.

Ai ka shtuar se grupi i thurjes “Vegza” përfaqëson më shumë se art, duke e cilësuar si dëshmi të kreativitetit dhe ruajtjes së traditës shqiptare.

“Grupi i thurjes ‘Vegza’ nuk janë vetëm art, por dëshmi e kreativitetit, durimit dhe shpirtit krijues të grave tona, që prej gjeneratash kanë ruajtur e përcjellë traditën shqiptare përmes punës së dorës”, është shprehur kryetari Peci.

Në fund të njoftimit, komuna ka theksuar se ruajtja e kulturës përbën vlerë të shtuar për shoqërinë. /Telegrafi/