LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit prej muajit gusht pa telefona zyrtarë

Komuna e Gostivarit prej muajit gusht pa telefona zyrtarë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka marrë vendim në të cilën asnjë i punësuar në administratën komunale të mos shfrytëzojë telefon celular zyrtar.

Një vendim i tillë vjen për të kursyer nga buxheti i Komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Asnjë i punësuar i Komunës së Gostivarit, prej fillimit të muajit gusht 2019, nuk do të shfrytëzojnë më celular zyrtar”, shkruan Tarvari në rrjetin social në ‘Facebook’.

Sipas sekretarit të Komunës së Gostivarit, Nazmi Jusufi, marrëveshja me operatorin e deritashëm nuk do të vazhdohet dhe nuk do të ketë marrëveshje të re.

“Numrat që duhej të përfshihen në marrëveshje, në të ardhmen do të jenë numra privat dhe personat që deri tani përdornin do të paguajnë vet. Ky veprim vjen në kuadër të fushatës për kursime dhe uljen e shpenzimeve. Deri tani për shpenzimet për shërbime telefonike, komuna shpenzonte mbi 100.000 denarë në muaj. Nga ky muaj të gjithë të punësuarit vet do të paguajnë faturat”, tha për AIM, sekretari i Komunës së Gostivarit, Jusufi.

Me këtë vendim komuna pritet të kursejë 20.000 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori