LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çairit ankohet se janë shkurtuar dotacionet për arsim fillor nga Ministria e Arsimit

Komuna e Çairit ankohet se janë shkurtuar dotacionet për arsim fillor nga Ministria e Arsimit

Sot, drejtorët e shkollave fillore të Komunës së Çairit, së bashku me Sektorin e Arsimit dhe Financave në Komunën tonë, kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me shkurtimin drastik të bllok dotacioneve për arsimin fillor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, planifikimi i bllok dotacioneve për arsimin fillor për vitin 2024 për Komunën e Çairit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është 525 milionë denarë nga të cilat vetëm për rroga të punëtorëve në 10 shkollat fillore si dhe regresi i cili nga ky vit është i obligueshëm, kap shifrën e 500 milionë denarëve dhe pjesa e mbetur prej 25 milionë denarëve është tepër e vogël për mbulimin e të gjitha harxhimeve tjera si: ngrohjen qendrore, pra naftën për ngrohje, energji elektrike harxhimet e tjera elemetare për të funksionuar mësimdhënia, mirëmbajtja e objekteve, transporti i nxënësve e kështu radhë.


Pra kjo shumë, që na i ka ndarë Ministria e Arsimit në formë të bllok dotacionit për 10 shkollat e Komunës së Çairit nuk është aspak e mjaftueshme për funksionimin adekuat të procesit edukativo arsimor”, thuhet në deklaratën e tyre për mediat.

Drejtorët e shkollave dhe Sektori i Arsimit dhe Financave kanë shprehur shqetësimin e tyre duke kërkuar urgjentisht rishqyrtimin e këtij vendimi. Ata e vlerësojnë shkurtimin e bllok dotacioneve si një lojë të pamoralshme që dëmton shkollat fillore dhe rreth 10 mijë nxënës. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit të kthehen në vendimin e tyre, duke siguruar kushte të mira për mësim dhe jo duke lëmoshë arsimin.

“Qeveria bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në vend që të fokusohet në sigurimin e kushteve sa më të mira për shkollat rrjedhimisht për arsimin, ata po shkurtojnë buxhetin për arsimin, në vend që të sigurojnë libra e tekste shkollore që ende mungojnë edhe pse jemi në fund të gjysmë-vjetorit të parë, ata pa mëshirë po shkurtojnë buxhetin e arsimit, në vend që të ngritin arsimin në piedestalin më të lartë ata po e përçmojnë arsimin. Rezultatet e PISA-s janë vetëm edhe një dëshmi se sistemi ynë arsimor ka marrë kahjen e gabuar pikërisht me veprimet e këtilla që po e dëmtojnë arsimin” përfunduan dekaratën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori