LAJMI I FUNDIT:

Kompania e Mike Tyson që prodhon kanabis dëshiron ta blejë emrin e stadiumit të Barcelonës

Kompania e Mike Tyson që prodhon kanabis dëshiron ta blejë emrin e stadiumit të Barcelonës

Kompania e Mike Tyson, ‘SwissX’ shpreson të sigurojë të drejtat e emrit të stadiumit të Barcelonës, “Camp Nou”, ka bërë të ditur partneri i biznesit i ish-kampionit të boksit.

Klubi katalunas njoftoi javën e kaluar se ata do të shesin të drejtën e emrit të stadiumit për sezonin 2020/21 dhe do të dhurojnë të ardhurat për të ndihmuar luftën kundër coronavirus.


Partineri i biznesit, Alki David ka thënë për BBC Sport se  kompania që shet kanabis dëshiron të bëjë një ofertë për të blerë emrin e stadiumit.

“Një stadium i shkëlqyeshëm. Është diçka që ne veçanërisht kërkojmë të përvetësojmë në kompaninë tonë dhe u duk si një ide e mahnitshme”, ka thënë ai.

“Ndërmarrja ime është një kompani kanabisi dhe Spanja ka një traditë të gjatë në Bashkimin Evropian si lider ose liberal në rrugën drejt legalizimit, kështu që ajo evoluon krejtësisht natyrshëm”, ka thënë më tej David.

Me tej ai bëri të ditur se nëse e fitojnë tenderin, atëherë do të kërkojnë që biznesi i tyre të shesë substancat e tyre brenda lokaleve të stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori