LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, ndahen dy grupet e Ligës së Parë dhe caktohen rregullat për inkuadrim në Superligë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, ndahen dy grupet e Ligës së Parë dhe caktohen rregullat për inkuadrim në Superligë

Komiteti Ekzekutiv (KE ) i FFK-së të mërkurën mbrëma mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryestarit Agim Ademi, ku diskutoi për futbollin në Kosovë.

KE analizoi dhe shqyrtoi përfundimin e garave duke konstatuar se ishte një kampionat jashtëzakonisht i fortë, ku deri në xhirot e fundit nuk dihej kampioni dhe kush do të largohej nga liga.

KE konstatoi se fakti që ky kampionat në Superligë u zhvillua në rrethana të pandemisë ka qenë tejet i vështirë për të gjithë: futbollistët, klubet, federatën por edhe tifozët, të cilët ishin të detyruar që të qëndronin larg skuadrave të tyre të zemrës.

KE i gëzohet faktit që përkundër orarit tejet të ngjeshur me ndeshje dhe zhvillimit të kampionatit edhe gjatë muajve të verës nuk ka pasur shumë lëndime të futbollistëve.

Ademi komenton përfundimin e sezonit në Superligë: Ishte kërkesë e UEFA-s që kampioni të përcaktohej në fushë
Lexo po ashtu Ademi komenton përfundimin e sezonit në Superligë: Ishte kërkesë e UEFA-s që kampioni të përcaktohej në fushë

KE përgëzon të gjitha klubet që u organizuan edhe në këto rrethana të vështira dhe arritën që të rifillojnë garën dhe ta përfundojnë atë, ndonëse me ekonomi të dobësuar, si pasojë e pandemisë.

Sidoqoftë, me mirëkuptimin e të gjithëve, në radhë të parë futbollistëve e trajnerëve dhe me ndihmën që FFK ua dha klubeve u arrit që t’i shkohet deri në fund këtij edicioni maratonik, duke e nxjerrë kampionin, nën-kampionin dhe fituesin e kupës aty ku duhet – në fushën e gjelbër.

Me këtë rast, KE falënderon edhe një herë institucionet shtetërore që lejuan rifillimin e kampionatit në Superligë, teksa falënderon edhe futbollistët, trajnerët e klubet që vazhduan me punë, si dhe organet e FFK-së, të gjitha komisionet, gjyqtarët, delegatët, kontrollorët dhe administratën për punën e mirë dhe të palodhshme.

KE uron të gjitha klubet që do të na prezantojnë në Evropë që të paraqiten sa më denjësisht dhe të arrijnë rezultate sa më të mira.

Ndërkohë, pas përfundimit të garave, ku u mësuan skuadrat që do të largohen nga Supeliga dhe u duke iu referuar vendimit të mëhershëm që Liga e Parë të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, si pasojë e pandemisë, KE mori vendim edhe për ndarjen e 20 skuadrave në grupin A dhe B me nga 10 skuadra si vijon:

Grupi A

1.KF ”Istogu”

2.KF “Malisheva”

3.KF “Onix”

4.KF ”Vëllaznimi”

5.KF “ Liria”

6.KF “ Drenasi”

7.KF “Trepça”

8.KF ”A&N”

9.KF “Dukagjini”

10.KF “Vushtrria”

Grupi B

1.KF “2 Korriku”

2.KF “Ramiz Sadiku”

3.KF “KEK-u”

4.KF “Ulpiana”

5.KF “Dardana”

6.KF “Vllaznia”

7.KF ”Vitia”

8.KF “Kika”

9.KF “Flamurtari”

10.KF “Ferizaj”

Skuadrat e para në grupe kalojnë direkt në Superligë, ndërsa dy vendet e dyta do ta luajnë një ndeshje ‘play-off-i’ dhe më pas fituesi do të luajë një ndeshje barazhi me skuadrën e vendit të tetë të Superligës.

KE debatoi për përgatitjet për edicionin e ri të garave, ku u tha se gjendja e pandemisë Covid-19 po rëndohet dhe po përkeqësohet e kjo do të reflektojë edhe në fillimin e garave. Bizneset po ballafaqohen me vështirësi dhe kjo do të ndikojë edhe te financat e klubeve, ndaj FFK-ja duhet të jetë gjithmonë pranë klubeve që të tejkalohet kjo situatë që ka përfshirë tërë globin e me këtë dhe Kosovën.

Ligat e tjera (Liga e Parë-femrat, Liga U16-femrat, Liga e Dytë dhe e Tretë, ligat e futsallit, si dhe garat e kategorive të reja) do të vazhdojnë me formatin e njëjtë, teksa risi është lejimi i ekipeve B të klubeve të Superligës për të garuar në rangjet e ulëta.

FFK shpërblen pesë vendet e para të Superligës së Kosovës
Lexo po ashtu FFK shpërblen pesë vendet e para të Superligës së Kosovës

Tutje KE shqyrtoi përgatitjet për garat ndërkombëtare të të gjitha garave dhe është i vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë për t’u organizuar ato, pasi ambasadat nuk po punojnë ende për dhënien e vizave, sikur që do të ketë vështirësi edhe në hyrje në disa shtete që kanë vënë rregulla e tyre sa i përket mbrojtjes nga Covid -19. Por, gjithsesi duhet një angazhim i jashtëzakonshëm i të gjithëve në këtë drejtim.

Po ashtu KE mori vendim që të pushojë mandatet e të gjitha Komisioneve, me përjashtim të atyre që kanë proceduara të hapura deri në përmbylljen e tyre, duke kërkuar nga ata që sa më parë të mbyllen të gjitha lëndët.

KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori