LAJMI I FUNDIT:

FFK shpërblen pesë vendet e para të Superligës së Kosovës

FFK shpërblen pesë vendet e para të Superligës së Kosovës

Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Drita është shpallur kampione dhe ka siguruar fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, SC Gjilani është nënkampion dhe ka siguruar parakualifikimet e Europa Leagues, FC Ballkani u pozicionua në vendin e tretë – e FC Prishtina në të katërtin.


Flamurtari, Vushtrria, Ferizaji e Dukagjini u përshëndeten me Superligë – ndërsa Besa e Arbëria siguruar promovimin në ligën më të mirë të futbollit kosovar.

Federata e Futbollit të Kosovës do t’i shpërblejë klubet kosovare në lidhje me sukseset e tyre në këtë stinor.

Klubi që do të fitojë më së shumti të holla financiare është natyrisht FC Drita.

Më poshtë ju sjellim shumën financiare që do të fitojnë klubet nga FFK:

FC Drita – 30 mijë euro,

SC Gjilani – 20 mijë euro

Pamje nga ndeshja Drita – Gjilani (0-2)

FC Ballkani – 15 mijë euro

FC Prishtina – 10 mijë euro

KF Feronikeli – 5 mijë euro.

Vlen të potencohet se FC Drita e SC Gjilani kanë të sigurta mbi 200 mijë euro nga UEFA për pjesëmarrje në Europa League, ndërsa një shumë të tillë do të mund të arkëtojë edhe fituesi i finales së DigitAlb Kupës së Kosovës, FC Prishtina – FC Ballkani.

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /GazetaBlic/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori