Sulmuesi i Paris Saint-Germainit shpërtheu pas ndeshjes duke ofenduar gjyqtarët e takimit, ndërsa në një moment e quajti Francën vend të ndyrë.

“Sa u përket komenteve pas ndeshjes së sotme (e diel), ato nuk ishin kundër Francës ose popullit francez”.


“Kam folur për futbollin. E humba lojën, e pranoj, por nuk mund ta pranoj kur arbitri nuk i ndjek rregullat. Nuk është hera e parë dhe jam lodhur me gjëra të tilla”.

“Kërkoj falje të sinqertë nëse dikush është ofenduar ose e ka marrë në mënyrë të gabuar”, ka shkruar Ibra në Facebook. /Telegrafi/

telegrafi sport app