LAJMI I FUNDIT:

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

Komanda e Forcave Tokësore kryen trajnimin “Simboli i Ujkut 2023”

Në kuadër të planifikimeve për ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, Komanda e Forcave Tokësore(KFT) ka realizuar trajnimin ,,Simboli I Ujkut 2023”.

Në ceremoninë e organizuar në Kazermën ,,Ushtarët e NATO-s” në Istog, shefi i shtabit të KFT-së kolonel Valdet Berisha theksoi se “ky trajnim e rritë nivelin e aftësive profesionale taktike dhe të udhëheqjes së pjesëtarëve për të manovruar e vepruar nën stres dhe situata të ndërlikuara në fushë-betejë”.


Ai theksoi se nga raportimet e instruktorëve, kursantët kanë dëshmuar përkushtim dhe angazhim serioz, disiplina dhe gatishmëria e pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve me saktësi dhe në nivel të lartë profesional është ajo që atë dhe stafin e Shtabit të KFT-së e bënë më së shumti krenarë”.

Trajnimi ,,Simboli i Ujkut 2023 ”ishte gjenerata e nëntë me radhë e planifikuar dhe realizuar nga KFT, ku pjesëtarët u sfiduan në shumë disiplina, ku treguan performance dhe lidership gjatë periudhës se trajnimit, trajnimi u realizua në terren malor dhe urban, dhe nën kushte të vështira të motit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori