LAJMI I FUNDIT:

Kollçaku: Opozita të jetë e harmonizuar (Video)

Kollçaku: Opozita të jetë e harmonizuar (Video)

“Do të vazhdojmë më këmbëngulësi dhe me metoda të ndryshme t’i kundërshtojmë marrëveshjet e demarkacionit me Malin e Zi dhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, kështu është shprehur nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëdijesuar qytetarët dhe tani ata e dinë se çfarë dëmi shkaktojnë marrëveshjet e nënshkruara.


“Nëse deputetët e mazhorancës janë të sinqertë në deklaratat e tyre, atëherë është shumë e qartë se nuk janë numrat në Kuvend për të kaluar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së Vetëvendosjes, opozita është mirë që kur të bëhet fjalë për çështje vitale, të jetë e harmonizuar, nëse jo në ndonjë veprim tjetër, atëherë me votë.

“Kohët e fundit nuk kemi biseda me AAK-në dhe NISMA-n. Jemi duke punuar secili në mënyrën e vet. Por, për të ardhmen është shumë e natyrshme që për kauza në interes të vendit të bashkëpunojmë”, ka deklaruar ajo.