LAJMI I FUNDIT:

KOK bëhet anëtar i 121-të i FICTS

KOK bëhet anëtar i 121-të i FICTS

Komiteti Olimpik i Kosovës është bërë anëtar i 121-të i Federatës Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS).

Vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FICTS i është dërguar presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.


Njohja e KOK-ut në FICTS vjen pas takimit të presidentit Hasani me presidentin e FICTS, Franco Ascani, gjatë Festivalit të 37-të të FICTS “Sports Movies & TV”, që u mbajt në fund të muajit të kaluar në Milano të Italisë.

Pikërisht Ascani është rizgjedhur president i FICTS edhe për një mandat, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Presidenti Hasani e ka vlerësuar lartë anëtarësimin në FICTS, i cili tani ia hap dyert edhe Kosovës, e cila që nga viti i ardhshëm do të organizojë Festivalin e Filmit Sportiv në Kosovë, ndërsa filmat më të mirë të zhanreve të ndryshme të zgjedhur në Festivalin e Kosovës nga Juria profesionale, do të marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të FICTS, që do të mbahet për herë të 38 në Milano të Italisë, në nëntorin e vitit 2020.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori