LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Nuk kam frikë nga El Clasico, Barcelona është në shtëpi dhe nuk ka favorit

Koeman: Nuk kam frikë nga El Clasico, Barcelona është në shtëpi dhe nuk ka favorit

Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në El Clasico të dielën dhe Ronald Koeman mezi pret ndeshjen, duke shpresuar për fitoren e tij të parë si trajner në ndeshjen më të madhe të futbollit spanjoll.

Sezonin e kaluar, Barcelona humbi dy El Clasicot që u luajtën. Tani, me tifozët e kthyer në tribuna, Koeman shpreson për një rezultat më të mirë.


“Ne kemi fituar dy ndeshjet tona të fundit dhe ndihemi mirë përpara kësaj ndeshjeje të madhe”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën për shtyp.

“Jemi të emocionuar për të luajtur këtë ndeshje. Shpresoj që stadiumi të jetë plot ose pothuajse i mbushur dhe të ketë një atmosferë të mirë”.

“Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë dhe po luajmë në shtëpi, kështu që nuk kam frikë”.

“Të dyja skuadrat luajnë për maksimumin. Ne ende e mbajmë mend atë që ndodhi vitin e kaluar. Por, shumë gjëra mund të ndodhin. Kjo ndeshje do të thotë shumë për gjendjen aktuale të formës së të dyja ekipeve”.

I pyetur se cili klub ka skuadrën më të mirë për momentin, Koeman tha se ata janë të ngjashëm.

“Nuk e di, edhe pse ka një ndryshim për sa i përket përvojës. Ne gjithashtu kemi disa lojtarë me përvojë. Pra, jemi afër”.

“Ka disa fusha ku ato mund të jenë më të mirë dhe disa ku ne mund të jemi më mirë. Ne do të përpiqemi të luajmë sa më mirë. Nuk mendoj se ka ndonjë favorit për këtë lojë”.

“Posedimi është i rëndësishëm për ne, ndërsa ata luajnë mirë në kundërsulme . Ne ​​duhet të jemi të organizuar mirë kur kemi topin dhe kur e humbim atë, për të kontrolluar kundërsulmet e tyre”.

Një nga krahasimet para ndeshjes që po bëhet është mes Ansu Fatit dhe Vinicius Jr dhe holandezit iu kërkua mendimi për dy anësorët e rinj sulmues.

Ansu Fati, apo Vinicius Jr: Dy të rinjtë e destinuar të luajnë dhe shkëlqejnë në ‘El Clasico’
Lexo po ashtu Ansu Fati, apo Vinicius Jr: Dy të rinjtë e destinuar të luajnë dhe shkëlqejnë në ‘El Clasico’

“Ata janë të dy të rinj dhe ende duhet të dëshmojnë shumë.  Unë e përmenda këtë një ditë tjetër, por duhet të jemi të qetë me Ansu Fatin dhe ta lëmë të shërohet plotësisht”.

“Ai është pjesë e ekipit dhe mund të bëjë një ndryshim, por nuk është vetëm Ansu Fati. Ai ende duhet të punojë shumë dhe të përmirësohet”.

Koeman u pyet gjithashtu se çfarë do të thotë ky El Clasico për të ardhmen e tij.

“Nëse më duhet të përgjigjem para çdo loje… Nuk mendoj se unë ose presidenti duhet t’i përgjigjemi kësaj çdo javë. Ndjehem sikur kam mbështetje, por e di se e ardhmja ime varet nga sigurimi i rezultateve”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/