LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Lenglet e di situatën e tij, do të përmirësohet

Koeman: Lenglet e di situatën e tij, do të përmirësohet

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për situatën e Clement Lenglet, i cili ka marrë përgjegjësinë për gabimin e tij kundër Cadiz, duke thënë se ai po mërzitet, por po përpiqet të korrigjojë këtë gjë.

Penalltia e shkaktuar nga Lenglet është incidenti i fundit që ai është përfshirë në këtë sezon, pas shumë akuzash që vinin drejt tij pas humbjen në “El Clasico” ndaj Real Madridit, kur ai tërhoqi për fanelle Sergio Ramosin, duke shkaktuar penallti.


“Unë fola me të këtë mëngjes. Ai është serioz, një profesionist shumë i mirë dhe situatën e ka marr si personale”.

“Është një ndeshje në të cilën ai ka mundur të bëjë më mirë dhe është e vërtetë që ka pasur disa momente kur ka bërë gabime, por ne gjithashtu kemi bërë gabime në sulm dhe me lojtarë të tjerë”.

“Ai duhet të përmirësojë disa gjëra, sikurse çdo lojtar”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/