LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni AA: Tashmë dy muaj s’ka ujë në fshatin Luboten

Koalicioni AA: Tashmë dy muaj s’ka ujë në fshatin Luboten

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thanë reaguan në lidhje me mungesën e ujit në çeshmat e fshatit Luboten.

“Ky nuk është lajm i ri, por është një dhimbje të vjetër, që vazhdon të mbetet aktuale për vite të tëra. Madje, përkundër premtimeve të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Shilegov, dhe kryetarit të Komunës së Butelit, Smileski, zotime këto që ishin dhënë edhe me shkrim, sot në Luboten vazhdon të mos ketë ujë të pijshëm nëpër amvisëritë e fshatit”, thonë nga koalicioni AA, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata thonë si si këta pelikanë vitin e ardhshëm do të paraqiten në Luboten dhe se si do të kërkojnë vota sërish

“Me këtë rast nuk mund të mos kërkojmë edhe nga Bashkësia Lokale e f. Luboten që të deklarohet se ka qenë e lajthitur nga këta njerëz dhe të bashkohet në betejën tonë për ujë të pijshëm në Luboten. Uji nuk ka ngjyra politike dhe ne do të jemi në shërbim të lubotenasve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë nevojë për ujë. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa – dega Butel do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem dhe të reagojë në institucionet ku është e përfaqësuar, ndërsa vitin tjetër të premtojë zgjidhje reale e pa pompozitet të këtij problemi. Për neve uji nuk duhet të këmbehet me votë. Ne e kemi detyrim që qytetarëve t’u mundësojmë kushte optimale për jetë pavarësisht përcaktimit të tyre politik dhe përkatësisë së tyre etnike a religjioze”, reagojnë nga koalicioni AA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori