LAJMI I FUNDIT:

Klubi i radhës i David Luizit: Pesë opsionet se ku mund të shkojë braziliani

Klubi i radhës i David Luizit: Pesë opsionet se ku mund të shkojë braziliani

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz do të përfundojë aventurën e tij në Emirates pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Brighton.

Lojtari 34-vjeçar do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit dhe vendosi të mos nënshkruajë një rinovim të saj.


Sidoqoftë, Arsenali nuk donte t’i ofronte atij një marrëveshje të re, kështu që kishte një marrëveshje të ndërsjellë për t’i dhënë fund kohës së tij në Emirates.

Deri më tani, ka pasur pak spekulime rreth skuadrës ku ai do të shkojë më pas, por ka raportime se ai mund të shkojë në Inter Miami.

Por, mediat në Angli raportojnë se janë katër skuadra të tjera që mund të jenë të interesuara në transferimin e tij.

David Luiz acaron jashtë mase tifozët e Chelseat me postimin e fundit në rrjetet sociale: Londra është e kuqe
Lexo po ashtu David Luiz acaron jashtë mase tifozët e Chelseat me postimin e fundit në rrjetet sociale: Londra është e kuqe

Befasisht Chelsea mund të rikthejë brazilianin për herë të tretë në skuadër, po ashtu mund të ndodhë rikthimi i tij te PSG edhe një ribashkim me Benfikën dhe kalimi te Newcastle.

Luiz mund të vendosë që të kalojë te skuadra e David Beckham, aty ku shumë yje po pensionohen më pas nga futbolli. /Telegrafi/