Klubit të Prodhuesve të Kosovës sot iu është ndarë çmimi “Mik i fëmijëve” nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), për kontributin e çmuar në shërbime sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve është shpërblyer me këtë çmim për angazhimin dhe kontributin për mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve përmes projekteve që i ka ndërmarrë në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Projekte këto që kanë qenë mjaft inovative e të cilat mbështesin zhvillimin social dhe edukativ të fëmijëve, dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre. Si projekt shumë i rëndësishëm është Punëtoria Made in Kosova, e cila ka për qëllim edukimin, ndërgjegjësimin por edhe socializimin e fëmijëve. Por edhe për organizimin e Gala mbrëmjes humanitare për SOS Fshatrat e Fëmijëve, për mbledhjen e fondeve me të cilat ndihmohen fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur dhe fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Gjithashtu edhe për mbështetjen e kampanjës “#Iseeyou” – me qëllim të ndikimit në shoqëri dhe kontributit në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve do të jetë gjithmonë një mik dhe mbështetës i të ardhmes së këtij vendit, pra i të gjithë fëmijëve, duke besuar që nëse i motivojmë dhe i inkurajojmë ata e ardhmja do të jetë gjithmonë e sigurt. /Telegrafi/