LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Bavari dhe Germin nisin fushatën për përkrahje gjatë pandemisë së COVID-19

Klubi i Prodhuesve, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Bavari dhe Germin nisin fushatën për përkrahje gjatë pandemisë së COVID-19

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Rrjeti i biznesit shqiptar në Bavari “Besa Foundation” si dhe organizata Germin kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për fillimin e një fushate humanitare për familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe mbështetje prodhuesve vendorë.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet t’iu vjen në ndihmë familjeve me nevojë.


“Ne së bashku po përpiqemi që të reagojmë sa më parë dhe të ju vijmë në ndihmë familjeve në nevojë. Kjo fushatë do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës”, thuhet në njoftimin e organizatave.

Ata thonë se kjo fushatë është ndihmë edhe për ekonominë e Kosovës.

“Po ashtu, duke pasur parasysh që ekonomia e Kosovës është duke pësuar një krizë e cila do të mund të lë dëme të pariparueshme dhe afatgjata, shumë biznese janë duke hasur në vështirësi për të ju bërë ballë kësaj krize të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Prandaj kjo fushatë është ndihmë edhe për ekonominë e Kosovës, pasi që 100% e fondeve të mbledhura për produktet të cilat do të jenë në paketën bazë do të jenë MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë”, vijon njoftimi.

Për këtë arsye, po e organizohet fushata humanitare “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, ku bëhet thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar këtu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori