LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prishtinës i uron shërim të shpejtë Valmir Veliut

Klubi i Prishtinës i uron shërim të shpejtë Valmir Veliut
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Një skenë e rrallë dhe e frikshme në futbollin e Kosovës është parë gjatë ditës së shtunë në duelin ndërmjet Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lojtari mysafir Valmir Veliu e humbi vetëdijen pas një përplasjeje me Diar Miftarajn, saqë u desh të dërgohej me urgjencë në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Disa futbollistë të Prishtinës treguan humanizmin dhe profesionalizmin e tyre duke shkuar në spital për ta vizituar kolegun nga ekipi kundërshtar.

Futbollistët e Prishtinës tregojnë anën humane dhe profesionale, vizitojnë Valmir Veliun në spital
Lexo po ashtu Futbollistët e Prishtinës tregojnë anën humane dhe profesionale, vizitojnë Valmir Veliun në spital

Ndërsa klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqet zyrtare në Facebook dhe Twitter i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit të Llapit.

“Shërim të shpejtë Valmir Veliu. Qoftë e harruar”, shkruan në postimin e Prishtinës që shoqërohet me fotografinë e përbashkët të futbollistëve në spital.

Në ndërkohë, drejtuesit e Llapit, pas vizitës që i kanë bërë lojtarit, kanë njoftuar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori