LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Arabia Saudite i ka bërë një ofertë marramendëse Messit, eklipson 200 milionë eurot që fiton Ronaldo

Klubi nga Arabia Saudite i ka bërë një ofertë marramendëse Messit, eklipson 200 milionë eurot që fiton Ronaldo

Lionel Messi thuhet se është duke u larguar nga Paris Saint Germain dhe ka një ofertë të madhe në tavolinë nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Ramano pohoi më herët se marrëdhënia mes fituesit të Kupës së Botës dhe PSG-së u prish plotësisht pasi ylli bëri një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite.


Skuadra franceze e pezulloi argjentinasin për dy javë dhe raportet thonë se Jorge Messi ka komunikuar dëshirën e legjendës për t’u larguar nga klubi.

Megjithatë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka në tavolinë një ofertë të jashtëzakonshme në aspektin financiar.

Sipas italianit Romano, skuadra saudite Al Hilal me ndihmën e qeverisës së Arabisë Saudite ka dërguar një ofertë zyrtare me vlerë 350 milionë funte apo rreth 400 milionë euro në vit.

Nëse pranohet kjo ofertë, do ta bënte Messin sportistin më të paguar në botë me një distancë të madhe nga rivali i tij i përhershëm Cristiano Ronaldo që aktualisht mban primatin me 200 milionë euro në vit që fiton te Al Nassr, ku u transferua në janar.

Do të ishte një lëvizje madhështore që do të nxiste edhe një herë rivalitetin më të madh individual të futbollit, por këtë herë në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, Romano pretendon se prioriteti i Leos është të vazhdojë në Evropë dhe se ish-skuadra e tij Barcelona është duke pritur Fair Play Financiarin për të hapur bisedimet.

Nga Ronaldo te Messi, James dhe Federer – 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Messi, James dhe Federer – 10 sportistët më të paguar në botë për vitin 2023

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht fiton 60 milionë funte apo 68 milionë euro në vit në PSG, kështu që çdo ofertë që vjen nga një skuadër e lartë në Evropë ka të ngjarë të mos përputhet me ofertën nga Al Hilal.

Ndërkohë, Barcelona nuk e ka bërë të fshehtë se dëshiron që legjenda e klubit të tyre të kthehet në Camp Nou, por janë të njëjtat probleme financiare që çuan në largimin e papritur të Messit që vazhdojnë ende në Camp Nou dhe do ta bëjnë të vështirë zbatimin e lëvizjes.

Udhëtimi i Messit në Arabinë Saudite pasoi humbjen e PSG-së në shtëpi ndaj Lorient të dielën, ku 35-vjeçari luajti plot 90 minuta.

Ai nuk do të stërvitet apo luajë për PSG-në gjatë periudhës së pezullimit, që do të thotë se do të humbasë ndeshjet e ligës kundër Troyes dhe Ajaccio.

Messi do të largohet përfundimisht nga PSG këtë verë, pas dënimit nga klubi
Lexo po ashtu Messi do të largohet përfundimisht nga PSG këtë verë, pas dënimit nga klubi

Fituesi i Kupës së Botës është në sezonin e tij të dytë në PSG pas kalimit të tij nga Barcelona në verën e vitit 2021.

Ai e ndihmoi skuadrën e tij të fitonte titullin e ligës sezonin e kaluar, me klubin që duket i vendosur mirë për të mbrojtur titullin e tyre këtë sezon.

Messi ka 31 gola në 71 paraqitje për PSG-në, i cili i bleu shërbimet e tij pas një kontrate jashtëzakonisht fitimprurëse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori