Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Zbulimi i sezonit të kaluar po lë mbresa me paraqitjet e tij, ashtu që klubet kryesore evropiane e duan ndërmjet shtyllave.


Pas interesimit të Real Madridit, tash shërbimet e tij i duan klubet nga Liga Premier.

Sipas Mediaset, Manchester Unitedi dhe Chelsea janë duke e monitoruar portierin 17-vjeçar.

Klubet angleze janë të gatshme t’i ofrojnë pagë të lartë për ta marrë nga Rossonerët. /Telegrafi/

telegrafi sport app