LAJMI I FUNDIT:

Klopp thotë se i ka kërkuar Ceferinit që të shfuqizojë Ligën e Kombeve, e quan garë qesharake

Klopp thotë se i ka kërkuar Ceferinit që të shfuqizojë Ligën e Kombeve, e quan garë qesharake

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur me presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin, duke i kërkuar atij që të shfuqizojë Ligën e Kombeve.

Liga e Kombeve është një kompeticion që u prezantua për të zëvendësuar ndeshjet miqësore, por Klopp mendon se është e pakuptimtë.


“Mendoj se Liga e Kombeve është një nga idetë më qesharake në futboll, ia thashë Ceferinit”.

“Lojtarët luajnë gjithsej 70 ndeshje për klubin dhe ekipin kombëtar në një sezon, dhe ndonjëherë arrijnë numrin 75, që është vërtet çmenduri. Dhe pastaj, mbi të gjitha, ata duhet të luajnë edhe Ligën e Kombeve, sepse ekziston ky turne”, ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman tregon se e kupton UEFA-n, e cila fiton para edhe nga Liga e Kombeve.

“Do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para se sa fitimet nga finalja e Ligës së Kampionëve, por të shfuqizonte Ligën e Kombeve. Kjo do të ishte zgjidhja ime”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori