LAJMI I FUNDIT:

Klopp ‘sulmon’ VAR-in pas vendimit kontrovers në humbjen nga Leicester City

Klopp ‘sulmon’ VAR-in pas vendimit kontrovers në humbjen nga Leicester City

Jurgen Klopp mallkoi një tjetër vendim të diskutueshëm të VAR-it pasi pa ekipin e tij të Liverpoolit që pësoi një humbje 3-1 në Leicester City, ndërsa nuk hezitoi të thotë se goli i parë i vendasve ishte “pozitë e pastër jashtë loje”.

Reds janë duke përjetuar një formë të tmerrshme së fundmi në Ligën Premier dhe këtë e tregon saktë humbja me rikthim nga Leicester City.


Mohamed Salah shënoi i pari, por “Dhelprat” u kthyen në lojë me një gol të diskutueshëm nga James Maddison, i cili u pranua vetëm pas rikthimit të VAR-it, ndërsa më vonë shënuan edhe Jamie Vardy dhe Harvey Barnes.

Firmino dhuroi një asistim magjik për golin e Salah ndaj Leicester City
Lexo po ashtu Firmino dhuroi një asistim magjik për golin e Salah ndaj Leicester City

Megjithatë, goli i parë i pranuar për Leicesterin ka nervozuar trajnerin gjerman, Klopp, i cili tha pas ndeshjes se ishte “pozitë e pastër jashtë loje”.

“Ne pësuam një gol, një gol vërtet të vështirë për t’u marrë, ishte një pikë kthese në ndeshje nga VAR-i”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.

“Unë e kam parë atë dhe kur ata ndalojnë situatën duket një pozitë e qartë jashtë loje – kjo është e gjitha”.

VAR-i befason tifozët, pranoi gol shumë të diskutueshëm të Leicester Cityt ndaj Liverpoolit
Lexo po ashtu VAR-i befason tifozët, pranoi gol shumë të diskutueshëm të Leicester Cityt ndaj Liverpoolit

“Goli i dytë është një keqkuptim, ne thamë se ata duhet të mësohen me njëri-tjetrin dhe ata ishin mirë për 75 minuta, ishte një lojë vërtet e mirë”.

“Në fushë ne ishim qartë ekipi dominues. Ne patëm shanse dhe më pas pësuam dy gola”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/