LAJMI I FUNDIT:

Klopp premtoi se në rast se nuk fiton për katër vite trofe, në vitin e pestë do të drejtonte skuadër në Zvicër – Baseli skuadra e parë që e refuzon gjermanin

Klopp premtoi se në rast se nuk fiton për katër vite trofe, në vitin e pestë do të drejtonte skuadër në Zvicër – Baseli skuadra e parë që e refuzon gjermanin
Jurgen Klopp. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)

Jurgen Klopp është duke kaluar vitin e tij të katërt që prej se është emëruar trajner i Liverpoolit.

Trajneri gjerman u prit me entuziazëm të madh nga tifozët e The Reds, pasi menduan se do t’i kthejë te trofetë.

Por një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur, pasi Klopp ende nuk ka fituar ndonjë trofe me Liverpoolin.

Ka qenë vet tekniku gjerman që në prezantim te Liverpooli kishte dhënë premtim për trofe.

Klopp kishte thënë se ka ardhur në Liverpool që të fitojë një titull brenda katër viteve dhe në rast se nuk ndodh një gjë e tillë ai do të trajtonte në vitin e pestë në Zvicër.

Juergen Klopp. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

“Unë kam ardhur këtu për një periudhë katërvjeçare dhe në rast se nuk arrij të fitoj një titull atëherë në vitin e pestë do të trajnojë në Zvicër”, ishte deklarata e Klopp.

E këtë deklaratë e kanë mbajtur në mend tifozët në Angli që po kërkojnë nga gjermani ta mbajë premtimin në rast se nuk arrin të triumfojë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën Premier.

Por që tani ka ardhur refuzimi nga një skuadër e madhe zvicerane për teknikun gjerman.

Jurgen Klopp. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ka qenë faqja zyrtare e Baselit në gjuhen angleze në Twitter që ka thënë se janë të kënaqur me trajnerin aktual..

“Ndihemi të nderuar që Klop ka dëshirë që të punojë në Zvicër dhe shumë prej tifozëve na kanë sugjeruar që ta marrim, por ne jemi shumë të lumtur me trajnerin që kemi aktualisht”, thuhej në postimin e Baselit në Twitter.

Mbetet të shihet nëse Klopp do të mbajë premtimin e tij, apo do të vazhdoj të jetë edhe në vitin e pestë te Liverpooli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori