LAJMI I FUNDIT:

Klopp paralajmëron se ylli i Liverpoolit mund të humbasë sezonin shkaku i lëndimit

Klopp paralajmëron se ylli i Liverpoolit mund të humbasë sezonin shkaku i lëndimit

Jurgen Klopp ka thënë se njëri nga yjet e tij tek Liverpooli mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit.

Gjatë javëve të fundit, Liverpooli është goditur me një krizë të lëndimeve teksa po luftojnë në katër fronte për trofe.


Yjet si Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Dominik Szoboszlai, Thiago Alcantara, Stefan Bajcetic, Mohamed Salah dhe Darwin Nunez, që të gjithë janë jashtë fushës për arsye të lëndimit.

Në një konferencë për shtyp para duelit ndaj Southamptonit në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup, Klopp dha një përditësim të zymtë sa i përket situatës së Thiago Alcantaras.

“Po, nuk ka ndonjë afat kohor. Unë nuk e di, të jem i sinqertë. Janë disa gjëra që ai ka nevojë ti bëjë nga një perspektivë mjekësore dhe pastaj nuk e di nëse kjo do të thotë se ai do të luaj përsëri këtë sezon”, ka thënë Klopp.

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk mban mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës
Lexo po ashtu Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk mban mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës

“Kjo nuk ka të bëjë me diçka afatshkurtër, për këtë arsye nuk mund të flas shumë për këtë temë. Nuk është se ai do të rikthehet në stërvitje brenda dy javëve ose diçka e tillë, kështu që nuk jam 100 për qind i sigurtë për këtë. Nuk mund të thëm diçka më shumë, të jem i sinqertë”, është shprehur gjermani.

Pas duelit ndaj Southamptonit, Liverpooli do të rikthehet në aksion në Ligën Premier ndaj Nottingham Forest mbrëmjen e së shtunës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori