LAJMI I FUNDIT:

Klopp nuk ka vendosur ende nëse do të transferojë Wernerin

Klopp nuk ka vendosur ende nëse do të transferojë Wernerin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ende nuk ka vendosur nëse ai duhet të sjellë në verë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman ka pasur një sezon superior në Bundesligë, duke shënuar 21 gola në 23 ndeshje, dhe ai gjithashtu ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu edhe fitoren e javës së kaluar 1-0 kundër Tottenham.


Emri i tij është lakuar shumë gjatë ditëve të fundin për një transferim të mundshëm te Liverpooli, derisa disa mediumeve e bënin të kryer këtë.

Timo Werner: Do të përshtatesha mirë në taktikat e Liverpoolit
Lexo po ashtu Timo Werner: Do të përshtatesha mirë në taktikat e Liverpoolit

Sipas mediumi Sky Sports, shumë do të varet nga fakti nëse Klopp vendos se dëshiron lojtarin dhe gjithashtu nëse mund ta bindë atë se do të luajë rregullisht.

Werner duket se favorizon një transferim te Liverpooli, por është i shqetësuar se nuk do të arrijë të inkuadroj në skuadër para lojtarëve si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Carragher: Sancho apo Werner te Liverpooli? Të dy
Lexo po ashtu Carragher: Sancho apo Werner te Liverpooli? Të dy

Mbetet të shihet nëse Klopp beson se ia vlen të transferohet gjermani kur ai tashmë ka kaq shumë opsione sulmuese dhe nëse ai duhet të premtojë edhe Wernerit se ai do të bëhet njëri nga kryesorët në skuadrën e tij.

Për Wernerin interesim ka shprehur edhe Chelsea dhe Real Madridi, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori