LAJMI I FUNDIT:

Klopp mund të luajë një rol të madh për t’ia pamundësuar Liverpoolit transferimin e top yllit

Klopp mund të luajë një rol të madh për t’ia pamundësuar Liverpoolit transferimin e top yllit

Jurgen Klopp mund të ketë një ndikim të madh nëse Liverpooli nënshkruan me një lojtar nga Bundesliga për të cilin Arne Slot thuhet se e do shumë. 

57-vjeçari u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024 pas nëntë sezoneve në ‘Anfield’. 

Që prej atëherë Slot ka marrë drejtimin e klubit teksa Liverpooli është lider në Ligën Premier me katër pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa mbajnë pozitën e parë edhe në Ligën e Kampionëve. 


Liverpooli raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin e PSG-së (në huazim tek Leipzig) Xavi Simons. 

Simons aktivizohet në krahun e majtë të sulmit kështu që ai nuk do të ishte një zëvendësues i Salah, por mund të veprojë si konkurrent i Cody Gakpo dhe Luis Diaz. 

Sipas një raportimi të fundit nga The Athletic, Liverpooli mund të konkurrojë me Barcelonën, Bayern Munich dhe Real Madrid për të siguruar shërbimet e holandezit. 

Agjenti i yllit të Juventusit zbulon se si refuzuan mega kontratën e Liverpoolit
Lexo po ashtu Agjenti i yllit të Juventusit zbulon se si refuzuan mega kontratën e Liverpoolit

Tani, shefi i BILD, Christian Falk, ka zbuluar se Leipzigu po planifikon ta përdorë Kloppin si ‘armë sekrete’ për t’u siguruar se ata do ta transferojnë përfundimisht lojtarin. 

Kjo për faktin se që nga data 1 janar, Klopp do të nis detyrën e tij të re tek Red Bulli si shef i tyre ndërsa tashmë dihet se ata e kanë nën menaxhim edhe Leizpigun./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë

Liga e Kampionëve
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori