LAJMI I FUNDIT:

Klopp mendon ribashkimin me Gotzen

Klopp mendon ribashkimin me Gotzen

Një bashkim i madh mes një trajneri dhe një futbollisti mund të ndodhë.

Fjala është për trajnerin gjerman, Jurgen Klopp dhe mesfushorin e Borussia Dortmundit, Mario Gotze.


Që të dy kanë punuar së bashku vite më parë në Dortmund dhe njihen si shumë të lidhur mes njëri tjetrit.

Është pikërisht Klopp që po kërkon shërbimet e Gotzes dhe bashkimin me të kësaj radhe në ‘Anfield’.

24-vjeçari ka një kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2020.

Mirëpo sipas medieve gjermane, Klopp po mendon të ofrojë 35 milionë euro për transferimin e kampionit të botës. /Telegrafi/