Chelsea ka zhvilluar një nga fushatat më të ngarkuara të afatit kalimtar së verës në Ligën Premier, veçanërisht sa i përket largimeve.

“Blutë” në një moment kishin më shumë se 40 futbollistë në skuadër, ndërsa trajneri Xabi Alonso kishte shprehur dëshirën për ta reduktuar grupin në 25-26 lojtarë.


Në fund, Chelsea ka mbetur me 27 futbollistë që bëjnë pjesë në grupin e ekipit të parë. Kjo është përbërja e skuadrës pas përfundimit të merkatos:

Portierë: Emiliano Martinez, Teddy Sharman-Lowe, Mike Penders, Gaga Slonina.

Mbrojtës: Marco Palestra, Wesley Fofana, Maxence Lacroix, Levi Colwill, Jorrel Hato, Reece James, Malo Gusto, Pep Chavarria, Aaron Anselmino, Josh Acheampong.

Mesfushorë: Valentin Barco, Jordan Henderson, Moises Caicedo, Romeo Lavia.

Sulmues: Pedro Neto, Joao Pedro, Cole Palmer, Jamie Gittens, Morgan Rogers, Danny Welbeck, Emanuel Emegha, Geovany Quenda, Estevao.

Chelsea hyn kështu në sezonin e ri me një grup prej 27 lojtarësh, pasi klubi londinez ka bërë një numër të madh ndryshimesh në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/

telegrafi sport app