LAJMI I FUNDIT:

Klopp lavdëron Nunezin pavarësisht humbjes së rasteve: Ai më kujton Lewandowskin

Klopp lavdëron Nunezin pavarësisht humbjes së rasteve: Ai më kujton Lewandowskin

Me rikthimin e futbollit të klubeve, Darwin Nunez iu rikthye ndeshjeve të këqija dhe humbjeve kolosale para porte, gjë që e bëri edhe kundër Aston Villas në katër raste.  

Megjithatë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk është shumë i shqetësuar dhe flet vetëm pozitivisht për Nunezin.


Gjermani shkoi aq larg sa e krahasoi uruguaianin me Robert Lewandowskin.

“Sinqerisht, Nunez më kujton Lewandowskin. Kur e solla në Borussia nga Lech në vitin 2010, ai nuk mundi të godiste portën në stërvitje. Ne vazhdimisht vinim bast – nëse ai godet dhjetë herë, unë do t’i jap 10 euro. Nëse nuk ia arrin, ai do të më paguante mua. Xhepat e mi ishin plot me para”, ka thënë Klopp.

Klopp shpjegoi se çfarë i duhet Nunez për të filluar të qëllojë portën dhe të shënojë gola.

“Çështja është të qëndrosh i qetë. Ai ka potencial, kjo është e qartë, ai vetëm duhet të ruajë qetësinë e tij”, ka thënë Klopp./Telegrafi/