LAJMI I FUNDIT:

Klopp kritikon lojtarët e Liverpoolit pas humbjes tronditëse ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Klopp kritikon lojtarët e Liverpoolit pas humbjes tronditëse ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp u ankua për gabimet individuale të skuadrës së tij pasi Liverpooli rrëshqiti në një humbje të thellë 5-2 kundër Real Madrid të martën mbrëma.

Skuadra vendase dukej se kishte kontroll të plotë në Anfield pasi golat e Darëin Nunez dhe Mohamed Salah i kishin dhënë Reds një epërsi të merituar 2-0 brenda 14 minutave.


Goli i Salah erdhi nga një gabim i dukshëm nga portieri i Los Blancos, Thibaut Courtois, por do të ishte Liverpool ai që do të vazhdonte të dënohet nga gabimet.

Alisson gjuajti pasimin e tij direkt në Vinicius Junior për golin e dytë të Real Madridit, ndërsa qendërmbrojtësi Joe Gomez kishte një natë për të harruar pasi pati dorë në të paktën katër nga golat.

Reali rikthehet nga disavantazhi për ta nëpërkëmbur Liverpoolin në Anfield
Lexo po ashtu Reali rikthehet nga disavantazhi për ta nëpërkëmbur Liverpoolin në Anfield

Në një natë ku taktikat u zhbënë nga një paraqitje e rastësishme mbrojtëse, Klopp u shfaq i frustruar në fund të ndeshjes.

“Në fillim ishte e jashtëzakonshme. Ne me pak fjalë ishim perfekt. 2-0 epersi, e gjithë pjesa e parë ishte e mirë përveç golave”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport pas ndeshjes.

“Por, ne u bëmë pasivë. Goli i dytë ishte si shuplakë. Nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë”.

Lista e gjatë e rekordeve që i theu Reali me fitoren ndaj Liverpoolit në Anfield
Lexo po ashtu Lista e gjatë e rekordeve që i theu Reali me fitoren ndaj Liverpoolit në Anfield

“Ju duhet të luani një lojë siç luajtëm në pjesën e parë për plot 95 minuta. Kur ata shënuan ne kishim 5-6 lojtarë të vetëm, dhe nuk ka sfidë. Kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi gjermani.

Rezultati shënoi një mbrëmje historike për Real Madridin, pasi ata thyen disa rekorde. Ndoshta më e keqja nga të gjitha ishte se Reds nuk kishin pranuar kurrë katër gola në një ndeshje evropiane në Anfield para të martës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori