Jurgen Klopp është deklaruar pas barazimit 1-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit.

The Reds morën një pikë në përballje ndaj Djajve të Kuq në javën e nëntë të Ligës Premier.

Trajneri gjerman ka thënë se gjithçka shkoi kundër tyre dhe duhet ta pranojë një pikë që është shumë e rëndësishme për ta.

Man Utd vs Liverpool (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Çdo gjë shkoi keq për në, mirëpo ne morëm një pikë, një pikë shumë të vlefshme”, ka thënë Klopp.

“Zëvendësimet i bëmë disi vonë, mirëpo kishin ndikimin e tyre, sidomos ai i Adam Lallanas”.

United i bën favor Cityt, e ndal Liverpoolin në Old Trafford United i bën favor Cityt, e ndal Liverpoolin në Old Trafford

“Ne duhet të jemi më të mirë, por që duhet t’i marrim gjërat ashtu siç janë. Më mirë të marrim një pikë se asnjë”, ka shtuar më tej gjermani.

Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 25 pikë, të ndjekur nga pas prej Manchester Cityt që është gjashtë pikë larg. /Telegrafi/