LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje, lëndimi i Salah është shumë serioz

Klopp: Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje, lëndimi i Salah është shumë serioz
Jurgen Klopp (Getty Images)

Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes për ecurinë e takimit dhe lëndimin e yllit të skuadrës, Mohamed Salah.

Liverpooli është mposhtur 3-1 nga Real Madridi në finalen e zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit.


Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek skuadra angleze, por jo edhe trajneri gjerman Klopp.

Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Nuk ngopet Reali, mposht Liverpoolin dhe e fiton për të tretën herë radhazi Ligën e Kampionëve

Klopp ka folur pas ndeshjes ku është shprehur se skuadra e tij provoi gjithçka, por nuk ia dolën, teksa për lëndimin e Salah ka thënë së është shumë serioz.

Ronaldo duke ngushëlluar Salahun pas lëndimit (Getty Images)

“Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje. Ju shkoni në finale për të fituar atë, ishte një shans i duhur për ne dhe nuk e morëm”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Pjesët e këqija janë të vështira për tu hequr qare në një lojë të tillë. Goli me gërshëre i Gareth Bale ishte i pabesueshëm”.

Salah lëndohet gjatë duelit me Ramos, lëshon fushën duke qarë
Lexo po ashtu Salah lëndohet gjatë duelit me Ramos, lëshon fushën duke qarë

“Ne bëmë atë që mundëm dhe djemtë provuan gjithçka, por nuk ishte skenari më i mirë për ne”.

“Lëndimi i Salahut është shumë serioz, është në shpatullën e tij. Ndoshta është në spital për një rëntgen. Nuk duket mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori