Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndihet i lumtur që ekipi i tij arriti ta eliminojë Benfican pas dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, teksa ka vlerësuar lartë kundërshtarin e ardhshëm.

Reds arritën të kualifikohen tutje pas fitores 3-1 në udhëtim te Benfica dhe barazimit 3-3 në ndeshjen e dytë në Anfield.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Liverpoolit, Klopp, i cili ndihet i lumtur me arritjen e skuadrës së tij.

Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale Spektakël me gjashtë gola në Anfield, Liverpooli ashtu siç pritej kalon në gjysmëfinale

“Është e mrekullueshme, absolutisht e mrekullueshme. Nuk ka ndodhur që unë ta marr si të mirëqenë diçka të tillë. Jam vërtet, shumë i lumtur. Shumë”, ka thënë fillimisht Klopp, ku u pyet se si ndihet për gjysmëfinalen e tretë me Reds.

“E thashë tani disa herë, e di që do të flasim për lojën dhe gjërat që ndodhën, golat që pësuam dhe të gjitha këto, por në një ditë kur nuk jam mbi hënë pas kualifikimit në gjysmëfinalen të Ligës së Kampionëve, atëherë diçka nuk është në rregull – ndoshta do të ishte koha e duhur vetëm për t’u larguar. Pra, gjithçka është mirë”.

Trajneri gjerman tutje foli për përballjen e ardhshme me Villarrealin, ekip të cilin e vlerësojë lartë, ashtu si edhe trajnerin e tyre Unai Emery.

Mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, njëra finale para finales Mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, njëra finale para finales

“Përballja e vështirë, e vështirë, e vështirë. Të dyja ndeshjet, kundër Bayern Munichu, ata e merituan të kalonin. Nuk i kam analizuar sepse ti e shikon ndeshjen dhe përpiqesh t’i kuptosh të dyja skuadrat me cilësi reale”.

“Villarreali ka ndoshta menaxherin më të suksesshëm të garave të kupave në futbollin botëror, kështu që ai e di se çfarë po bën. Dhe ekipi është vërtet i fortë”.

“Ata patën dy qasje të ndryshme, në udhëtim dhe në shtëpi – është e qartë se ata u mbrojtën në Mynih edhe më shumë se sa në Villarreal. Do të jetë e vështirë. Por janë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve – nëse nuk do të ishte e vështirë, atëherë diçka do të ishte vërtet e gabuar”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/