Liverpooli dhe Manchester City kanë kompletuar kalimin tutje, duke e eliminuar Benfican dhe Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve.
Anglezët i bashkuan spanjollëve, Real Madridit dhe Villarrealit, që siguruar të martën kalimin tutje.
Liverpooli barazoi 3-3 ndaj Benficas dhe me rezultat të përgjithshëm prej 6-4, kaloi tutje.
Në anën tjetër Atletico Madridi dhe Manchester City barazuan 0-0 dhe fitorja në ndeshjen e parë prej 1-0 dërgoi tutje skuadrën e Pep Guardiolas.
View this post on Instagram
Manchester City do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër Liverpooli do të luajë me Villarrealin në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/