LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Bëmë paraqitje të madhe

Klopp: Bëmë paraqitje të madhe

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen kundër Leicester Cityt.

‘Reds’ mbrëmë mundën kampionët në fuqi të Anglisë me rezultat 4-1, duke treguar formë jashtëzakonisht të mirë.


“Kjo ishte një shfaqje e madhe dhe për më shumë se 90 minuta. Ishte një sfidë e mirë për ne, sepse unë e di që ne mund të jemi edhe më të fortë”, ka thënë Klopp.

“Ne besojmë në stilin tonë, ne luajtëm futboll në qetësi. Leicester ka cilësi të mëdha dhe gjithmonë është i rrezikshëm. Por, për ne kjo ishte performancë e mirë në një stadium të mrekullueshëm”, tha tekniku gjerman.