LAJMI I FUNDIT:

Klitschko me një mesazh emocional lamtumirës pas pensionimit (Video)

Klitschko me një mesazh emocional lamtumirës pas pensionimit (Video)

Wladimir Klitschko i ka dhënë fund karrierës së tij prej boksieri.

Ukrainasi 41 vjeçar me anë të një komunikat në faqen e tij zyrtare bëri të ditur vendimin për pensionim, duke anuluar një duel të ri me Anthony Joshuan në nëntor.


Ky vendim shokoi botën e boksit dhe pasi faqja zyrtare e Klitschkos ra nga fluksi i madh i vizitorëve, vet boksieri ka publikuar një video në YouTube ku ka shpjeguar arsyet e largimit nga boksi dhe emocionalisht fton fansat e tij në rrugëtimin e ri të tij.

“27 vjet më parë fillova rrugëtimin tim në sport, vendimin më të mirë që kam mundur ta marrë ndonjëherë. Për shkak të kësaj zgjedhje, udhëtova nëpër gjithë botën, mësova gjuëh të reja, krijova biznese, ndërtova pronësi intelektuale dhe ndihmova njerëz në nevojë”.

“U bëra shkencëtar, sipërmarrës, trajner, motivator, investitor dhe bëra shumë gjëra tjera, për shkak të renomesë globale që mora nga boksi, nga talenti im dhe më shumë për shkak të jush, fansave të mi besnikë”.

“Ndonjëherë, në ndonjë pikë të jetës, ne duhet të jemi të gatshëm që të ndërrojmë kahjen e jetës dhe të fillojmë një kapitull të ri, me sfida të reja. Sigurisht, unë nuk jam një përjashtim prej kësaj. Tash është radha ime. Unë po e bëj këtë me respektin më të madh ndaj sfidave të reja, por po ashtu me pasion, përkushtim, pritje dhe shpresë se karriera ime e ardhshme që ka kohë që po e planifikoj do të jetë së paku e suksesshme sa karriera ime e mëparshme, nëse jo më shumë e suksesshme”.

“Në fund, në vend se të them thjesht faleminderit dhe lamtumrië. Dua që ju të më bashkoheni në këtë rrugëtim, ku bashkë jemi më kreativ, më efektivë, më kreativë dhe më të fortë. Së bashku, ne jemi forca shtytëse”, ka deklaruar Klitschko në komunikimin e tij me publikun me video.

Klitschko e humbi duelin e fundit në prill të këtij viti ndaj Anthony Joshuas në një betejë epike, e cila u planifikua të ripërsëritej në nëntor, por ukrainasi ka menduar mirë dhe ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij fantastike.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori