LAJMI I FUNDIT:

Klitschko dhe Joshua japin parashikimet e tyre për meçin Wilder-Fury

Klitschko dhe Joshua japin parashikimet e tyre për meçin Wilder-Fury

Ish kampioni i boksit, Wladimir Klitschko dhe ai aktual Anthony Joshua, kanë dhënë parashikimet e tyre për meçin mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit.

Një përballje që po pritet me padurim është ai mes Fury dhe Wilderit.


Fury dhe Wilder do të përballen më 22 shkurt në Las Vegas.

Legjenda e boksit, Wladimir Klitschko ka thënë se ai mendon që Fury do të fitojë.

“Unë mendoj, apo dëshiroj që në fakt Fury, besojeni apo jo, mund t’ia dalë. Ndoshta jo, por dëshiroj që ta bëj”, ka thënë Klitschko.

Në të njëjtin mendim është edhe Joshua, ku fitoren ia beson anglezit.

“Mendoj se Fury fiton. Një njeri që thuajse e bëri në herën e parë nuk do ta bëjë keq as në të dytën”, ka thënë Joshua. /Telegrafi/