LAJMI I FUNDIT:

Klitorisi nuk është vetëm për kënaqësi – është vital për mbijetesën e racës njerëzore!

Klitorisi nuk është vetëm për kënaqësi – është vital për mbijetesën e racës njerëzore!

Është një prej zonave më erogjene në trupin e njeriut – dhe për dekada është menduar të jetë i vetmi organ i dizajnuar për kënaqësi.

Por tani ekspertët pohojnë se klitorisi ka një funksion shumë të rëndësishëm, e i cili është vital për riprodhim, transmeton Telegrafi.


Hulumtimet e publikuara në “Clinical Anatomy” thonë se stimulimi e nxitë një valë ngjarjesh, nga truri e deri te trakti femëror gjenital.

Autorët e studimit thonë se ndryshimet përfshijnë rritje të qarkullimit vagjinal të gjakut, lubrifikim dhe rritje të temperaturës vagjinale.

Kur këto ndodhin së bashku, ato kanë rëndësi të madhe për të ndihmuar në mundësinë e suksesit riprodhues.

Plusi më i madh i stimulimit klitoral është kur zverku e ndryshon pozicionin.

Duke vepruar ashtu, ai e parandalon spermën të udhëtojë shpejt në mitër dhe rrjedhimisht i rritë shanset për ta fekonduar vezën. /Telegrafi/