Eni Koçi ka bërë të ditur se kënga e saj e re do të vijë pikërisht në ditën e fundit të këtij viti.

Këngëtarja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do ta publikojë videoklipin e ri më 31 dhjetor.


Këto ditë ajo i ka sjellë edhe disa imazhe, në të cilat duket mjaft atraktive.

“‘S’je për mu’... 31 dhjetor. Video e re”, ka shkruar Eni në një postim në Instagram.

Ajo njëherësh e ka falënderuar edhe fotografin Juxhin Kurti për imazhin e mëposhtëm.

eni1 1 Eni di të tërheqë vëmendje