LAJMI I FUNDIT:

Kjo mund të jetë shtëpia më e organizuar që keni parë (video)

Kjo mund të jetë shtëpia më e organizuar që keni parë (video)

Rrëmuja dhe gjësendet e lëna në vende jo të duhura, nuk janë pjesë e kësaj shtëpie që ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Alejandra Costello e cila është emëruar nga mediet, si një nga gratë më të organizuara në Amerikë, ka vend të caktuar për gjithçka, prej fjongove deri tek bateritë, transmeton Telegrafi.


Gruaja 31-vjeçare, e cila e quan vetën ‘Eksperte e Organizimit Kreativ’, i ka hapur dyert e shtëpisë, për t’i treguar personave që nuk kanë kohë dhe atyre që janë nga pak të ngathtë, se si mund të kenë një vendosje më të mirë të gjërave.

Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihet shtëpia e Costellos që është mjaft e vogël, por që në sajë të organizimit adekuat i zë të gjitha gjërat, dhe nuk ka asgjë jashtë kontrollit.

“Ushqimet në kuzhinën e saj, janë më të rregulluara se gjërat kozmetike, në parfumerinë time të preferuar” është një koment lidhur me videot. 

/Telegrafi/