LAJMI I FUNDIT:

Kjo është Porsche më e zezë në botë

Kjo është Porsche më e zezë në botë

Ai është aq i zi sa do të sjellë të gjitha problemet rreth tij.

Mënjanë shakanë, kjo është një makinë që nuk do të mund ta shihni në errësirë, ndërsa gjatë ditës do të jetë një fenomen shumë i çuditshëm.


Thith pothuajse 100 për qind të dritës dhe për këtë arsye duket si një “vrimë e zezë”. Koyo Orient Japonia është përgjegjëse për gjithçka, e cila ofron Musou të zezë.

Është nuanca më e zezë e bojës akrilike me bazë uji dhe qëndron pranë nuancës Vantablack që BMW prezantoi në panairin e Frankfurtit duke e aplikuar atë në BMW X6.

Ngjyra e zezë Musou thith 99.4 për qind të dritës, ose më saktë reflekton vetëm 0.6 për qind të dritës. Ai u prodhua në vitin 2020 dhe tani dikush mendoi ta aplikonte atë ngjyrë në Porsche 911.

Se si duket në trafik është përshkruar qartë në videon më poshtë. Në çdo rast, kjo veturë nuk është një ide e mirë për të vozitur natën.

Për kujtesë, ngjyra Vantablack e BMW-së është edhe më e zezë. Përkatësisht, ai thith deri në 99.96 për qind të dritës, por nuk është i disponueshëm në treg. /Telegrafi/