LAJMI I FUNDIT:

Kjo është oferta e Cityt për Gundoganin

Kjo është oferta e Cityt për Gundoganin

Manchester City duket se goditjen e parë do të bëjë nga Bundesliga gjermane.

Është mesfushori Ilkay Gundogan i cili pritet t’i bashkohet ish-kampionëve të Anglisë.

Trajneri spanjoll Pep Guardiola e ka dëshiruar me çdo kusht Gundoganin ndërsa City ka bërë ofertën për turko-gjermanin.


Sipas medieve angleze, City është duke bërë gati 19 milionë funte për transferimin e Gundoganit në ‘Etihad Stadium’.

Gundogan ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2017. /Telegrafi/