LAJMI I FUNDIT:

Kishte rast vdekje pak para ndeshjes së parë në Kampionatin Botëror, por Luke Shaw nuk pranoi të largohej

Kishte rast vdekje pak para ndeshjes së parë në Kampionatin Botëror, por Luke Shaw nuk pranoi të largohej

Futbollisti anglez, Luke Shaw, mësoi për një tragjedi familjare përpara ndeshjes kundër Iranit, por kjo nuk e pengoi atë të bënte një lojë të shkëlqyer në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Shaw i nisi të tre ndeshjet si mbrojtësi i majtë i kombëtares së Anglisë, e cila fitoi shtatë pikë dhe arriti të futet në mesin e 16-të më të mirave në Kampionatin Botëror nga vendi i parë.

Ai ishte veçanërisht mbresëlënës në ndeshjen e parë kundër Iranit, ku regjistroi një asistim dhe u vlerësua nga disa media angleze si lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas përfundimit të fazës së grupeve, ai zbuloi se ishte përballur me një tragjedi familjare pak para asaj ndeshje.

Përkatësisht, ai ka treguar për Athletic se gjyshja e tij ka ndërruar jetë pak para ndeshjes. Gareth Soutghate i ofroi ndihmë dhe të mos luante në këtë lojë, por ai refuzoi.

“Gjyshja ime për fat të keq ndërroi jetë. Ajo kishte kancer për një kohë të gjatë dhe vdiq pak para ndeshjes së parë”, ka treguar Shaw pas përfundimit të fazës së grupeve.

Ai theksoi se mund të kishte humbur ndeshjen sepse ishte i lidhur me gjyshen e tij.

“Gareth ishte shumë i mirë me mua, ne folëm dhe ai më pyeti nëse duhet të mungoja në ndeshjen e parë. Por unë jam këtu dhe kjo është Kupa e Botës dhe do të thotë shumë për mua. Nuk doja të humbisja asgjë. Gjyshja ishte një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë sime dhe kalova shumë kohë me të”, deklaroi Shaw.

Ndryshe, Anglia do të luajë kundër Senegalit në fazën e eliminimit direkt, ndërsa kundërshtari i parashikuar në çerekfinale duhet të jetë Franca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori