LAJMI I FUNDIT:

Kisha në kampusin e UP-së, “lotari” për partitë politike

Kisha në kampusin e UP-së, “lotari” për partitë politike

ORDitë më parë disa priftërinj dhe të ashtuquajtur vullnetarë, u panë në hapësirat e objektit të kishës ortodokse në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, tek kryenin punimet, siç kanë thënë ata, për funksionalizimin e kishës për rite fetare.

Një gjë e tillë shkaktoi reagime të shumta në opinion, madje Komuna e Prishtinës ua ndaloj punimet, pasi që siç thanë ata nuk mund të kryhen punime pa lejen e Komunës.


Reagim pati edhe nga disa studentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët organizuan të shtunën një protestë para objektit të kësaj kishe, me moton se “hapësira e uzurpuar u takon vetëm studentëve dhe askujt tjetër”.

Ndaj kësaj proteste kishte reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili e quajti të “papranueshme” dhe të “turpshme”.

Ndërkaq, sot, grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës, i quajtur “Uniteti”, në formë simbolike e ka mbajtur një orë mësimi prej 45 minutave, duke lexuar literaturë në kampusin e UP-së, para Kishës Ortodokse.

Lidhur me këtë çështje, profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Isalmi ka theksuar se objekti i kishës ortodokse, ishte dhe mbetet ilegal.

“Sa herë Kosova ka nevojë për qetësi politike dhe konsensus të brendshëm, shfaqet një problem si fantazim dhe përnjëherë krijohen dy pole ‘pro et contra’. Të gjithë jemi dakord se ai objekt ishte dhe mbetet ilegal, por për çudi pozitë e opozitë janë duke e shfrytëzuar këtë moment që përmes tij, disa të fitojnë poenë politik në popull, e disa tek miqtë e armiqtë e vendit tonë”, ka thënë Islami për Telegrafin.

Ai ka theksuar se Serbia po e shfrytëzon këtë amulli dhe po hedh vrer e helm kundër një pjese, të cilët janë të mendimit se ky objekt duhet të largohet nga aty.

“Përçaj e sundo, gjithmonë ishte kjo moto, dhe shumë herë ia ka arrit qëllimit. Protestat që po bëhen janë si rezultat i neglizhencës dhe mos gatishmërisë së institucioneve që të marrin vendim, duke i zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës që janë në fuqi.

Duhet të mendojnë të gjithë ata që janë përgjegjës për zhvillimet politike se me shantazhe, etiketime e linçime nuk i ndihmojnë vendit”, u shpreh Islami.

Islami më tej ka shtuar se do të ishte etike, morale e njerëzore që të mos thellohen ndasitë për këtë objekt por të ulen të gjithë ata që janë përgjegjës dhe të marrin vendimin e duhur në kohë.

“Le t’i zbatojnë ligjet e vendit, sepse ligji është mbi të gjithë dhe se ai vetëm duhet të zbatohet. Ka disa modele që do të mund të bëhej zgjidhje, pasi që disa janë për ta rrënuar e disa për ta kthyer në bibliotekë leximi e disa të jetë muze i gjenocidit ku ushtria paramilitare serbe bënte kërdi në popullatën e pambrojtur. Sa herë nisej në beteja ajo merrte bekimin e Kishës Serbe”, ka thënë Islami.

Lidhur me këtë problem, ka reaguar edhe menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës.

UP ka kërkuar nga institucionet që përmes rrugës politike dhe juridike të qartësohet situata, duke ia kthyer pronën, në mënyrë që bashkë me studentët të vazhdojnë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori