LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu Salih Krasniqi: Në kohën e luftës pacientët shqiptarë janë rrahur në spitale

Kirurgu Salih Krasniqi: Në kohën e luftës pacientët shqiptarë janë rrahur në spitale

Kirurgu i pensionuar Salih Krasniqi, i cili ka kontribuar shumë për Kosovën, si në kohën e luftës po ashtu edhe të paqes, ka rrëfyer peripecitë që i ka pasur që nga fillim të viteve 90’, kur u përjashtua nga puna në QKUK, por edhe në vitet 1998-1999, kur Kosova ishte në luftë.

Sipas tij serbët në vitet 1998-1999, nuk ka qenë të interesuar për të shëruar shqiptarët.


Ai ka rrëfyer se pacientët shqiptarë që kanë qenë të shtrirë në spitale janë mbajtur të lidhur për shtretërit e spitalit, janë rrahur nga serbët dhe i shkruanin si terrorist.

“Përshembull Dr. Buqe Bruqin nuk e kanë lejuar të intervenojë, pë  t’i dhënë ndihmë Yll Morinës, i cili ka qenë e plagosur”, tha Krasniqi për RTK.

Krasniqi ka kujtuar pacientin Naim Cufaj.

“Ky e ka një biografi interesante. E kanë zënë afër Pejës. E kam edhe një video të incizuar ku televizioni i Beogradit e ka dhënë për të. E ka edhe një predhë të lidhur si ushtar që e ka pasur. Ai ka qenë i plagosur në kraharor”, ka kujtuar ai.

Sipas tij 17 personave që kanë qenë të ushtarë të UÇK-së, profesionet u ka shkruar terroristë, pas trajtimit i dërgonin në burg e disa edhe vdisnin.

Ndryshe kirurgu Salih Krasniqi për krimet e kryera nga forcat paramilitare serbe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999, ka shkruar dy vëllime të librit “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK – gjatë periudhës 1998-1999”.