LAJMI I FUNDIT:

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë
(Foto: Screenshot/YouTube/Dukagjini)

Ky është projektori më i vjetër që ka mbetur në kinema, ku filmat janë shikuar në shirit filmik. Në të kaluarën, ky objekt ka qenë ndër vendet më të frekuentuara në qytetin e Pejës.

Pas përfundimit të luftës, siç pat ndodhur edhe me kinematë e tjera në Kosovë për një periudhë, funksioni i saj është shuar.


Në vitin 2010, një grup i të rinjve vendosin t’ia rikthejnë funksionin, duke investuar në rivitalizimin e hapësirave dhe pajisjeve, por edhe duke e mbrojtur nga planet e atëhershme të privatizimit, për ta vendosur kështu në funksion të interesit publik e jo të përfitimit të ndonjë biznesi.

“Kinemaja mbas përfundimit të lufës, e ka pas stain mbrenda ka mbaj aktivitete, pot ë cilat nuk kanë qenë mujore ose vjetore. Ideja është që më pas konstant aktiitete, në të ilën qytetarët me mujt me I frekuentu dhe me mujt me pas interaksion me filma t’huaj, me mysafirë të huaj,me pas një vend ku munden me ndjekë konerte muzikore. Qysh prej fillimit të organizatës Anibar, ka qenë edhe njoftimi jonë me objektin e kinemasë, ku në vitin 2010 ka kemi fillu me organize festivale ndërkombëtare të filmave të animuar”, thotë Arba Hatashi.

Tani, përveç filmave që i shfaqin çdo muaj, këta të rinj kanë vendosur të zgjerohen edhe në aktivitete të tjera. Të gjithë ata që duan gjuhën frënge, mund të shohin filmat, por edhe mund ta mësojnë këtë gjuhë është në kursin që ofrohet këtu.

“Pasi që momentalisht kinemaja është e vetmja qendër kulturore e cila ju ofron disa aktivitete më alternative nësë mundem me thonë, shumë shfaqeje artisitke, ose mundet me u aftësu pasi që Anibari fokusin kryesor e ka me animacion, me u fokusu dhe aftësu në fushën e animacionit, ndërmjet puntorive të ndryshme. Kemi arritë qe brenda hapsirva të kinemasë më sjell dhe aktivitete të tjera,tash vecse u hap qendra frankofone, e cila ofron aktivitete franqeze dhe të njejtën kohë edhe kurse në gjuhën fringe”, deklaron ajo.

Kinemaje “Jusuf Gërvalla”, ka qenë vend shumë i dashur për gjithë qytetarët e Pejës, dhe sjell nostalgji për të kaluarën.

E pikërkisht për këtë fakt, Arba thotë që përkundër faktit që kanë dashur të privatizojnë këtë, kanë bërë cmos që një gjë e tillë të mos realizohet, dhe t’i mbajnë kujtimet e këtij vendi të gjalla në kinemanë e rikthyer.

“Prej vitit 2017 jemi ballafaqu edhe me disa situata, si është ajo për priatizimin e kinemasë nga AKP, nga kjo ka rrjedhë që më u bo një kampanjë në gjithë qytetin për mos privatizimin e kinemasë dhe mos shkatërrimin e saj. Kampanjë kjo e cila ka pas emrin ‘Kino për qytetin’, dhe ka marrë mbi 6000 nënshkrime”, shton ajo.

E javën që vjen, fillon edhe Peja Jazz, që organizohet pikërisht nga Anibar, në “Jusuf Gërvallë”.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori