LAJMI I FUNDIT:

Kina “i hedh benzinë zjarrit”, dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan

Kina “i hedh benzinë zjarrit”, dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan

Një gjykatë kineze ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan 78-vjeçar pas akuzave për spiunazh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për John Shing-Wan Leung, i cili është një banor i përhershëm në Hong Kong.


Gjykata në qytetin juglindor të Suzhou nuk dha detaje të mëtejshme për akuzat kundër tij.

Leung u arrestua në qytet dy vjet më parë nga një zyrë lokale e agjencisë së kundërzbulimit të Kinës, thuhet në një njoftim për shtyp nga gjykata.

Ai “u shpall fajtor për spiunazh, u dënua me burgim të përjetshëm dhe është privuar nga të drejtat politike përgjithmonë”, sipas deklaratës nga Gjykata e cila u postua në platformën e mediave sociale WeChat.

Është e paqartë se ku jetonte Leung në kohën e arrestimit të tij.

Ndërkohë një zëdhënës i ambasadës amerikane në Pekin tha se ata ishin në dijeni të raporteve.

“Departamenti i Shtetit nuk ka prioritet më të madh se siguria e qytetarëve amerikanë jashtë shtetit”.

Gjykimet me dyer të mbyllura janë të zakonshme në Kinë dhe zakonisht bëhen publike pak detaje për raste të ndjeshme si ato që përfshijnë akuza për spiunazh.

Dënime të rënda si kjo, megjithatë, janë relativisht të rralla për shtetasit e huaj.

Burgimi i Leung ka të ngjarë të tensionojë më tej marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së, të cilat u përkeqësuan gjatë administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump pasi ai filloi një luftë tregtare kundër Kinës në vitin 2018.

Dy superfuqitë vazhdojnë të përplasen për çështje të ndryshme, duke përfshirë Tajvanin, militarizimin e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe origjinën e Covid-19.

Tensionet u rritën gjithashtu në shkurt kur SHBA-ja rrëzoi një balonë të supozuar spiune kineze, për të cilën Pekini këmbënguli se ishte një pajisje monitoruese e motit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori