eksperti-banner

Joshua Kimmich ka folur rreth të ardhmes te Bayern Munichu.

Futbollisti ka pasur një sezon për tu harruar dhe për këtë është i vetëdijshëm është edhe Kimmich.


Ky i fundit ka pohuar se dëshiron të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe jo si mesfushorë anësor, transmeton Telegrafi.

"Sigurisht bisedova me trajnerin, pasi sezoni i shkuar nuk ishte i mirë për mua. Jam i lumtur që ai planifikon me mua si mbrojtës titullar, është një mundësi e madhe”.

“Preferoj më shumë mesfushën? Preferoj më shumë të luaj 35 ndeshje si mbrojtës i djathtë sesa 20 si mesfushor dhe do e bëj me bindje dhe pasion të plotë", tha Kimmich. /Telegrafi/

telegrafi sport app